Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

  Lajme Volejbolli
     
Faqja kryesore

Basketboll

Volejboll

Peshengritje

Atletike

Boks

Mundje - Ciklizem

Gjimnastike - Qitje

Sporte te tjera

Lojerat Mesdhetare

Fotografi nga shumesporteshi

 
Femra: Studenti kampion i Shqiperise
Studenti ne volejboll per femra eshte shpallur kampion i Shqiperise, pasi ka mundur ne finale Minatorin. Skuadra kryeqytetase i ka fituar te trija ndeshjet e luajtura, duke u shpallur me merite kampione. Ndeshja e pare dhe e trete kane qene mjaft te bukura, me rivalitete dhe qe kane zgjatur 5 sete. Ndersa ndeshja e dyte eshte fituar me lehtesi nga Studenti. Ne vendin e trete u rendit Dinamo, ne te katert Aulona Volej e me pas Tirana dhe Teuta.
Finalja e pare
STUDENTI - MINATORI 3-2
Finalja e dyte
MINATORI - STUDENTI 0-3
Finalja e trete
STUDENTI - MINATORI 3-2


Mesdhetaret, ja shorti i Shqiperise
Eshte hedhur shorti i ndeshjeve te volejbollit per ekipet kombetare, te cilat do te marrin pjese ne Lojerat Mesdhetare "Almeria 2005". Kombetarja e femrave ndodhet ne grupin A, se bashku me Turqine, Greqine dhe Spanjen. Ndersa meshkujt jane ne grupin B, me Francen dhe Tunizine. Ndeshjet e ketij turneu do te fillojne me 23 qershor deri me 4 korrik, ne Spanje.

Shqiperia triumfon 3-1 ndaj Bosnjes dhe Izraelit
Kombetarja e Shqiperise ne volejboll per meshkuj ka fituar 3-1 ndaj Bosnje-Hercegovines (ne diten e dyte) dhe po 3-1 ndaj Izraelit (ne diten e trete), duke u renditur ne vendin e dyte ne grupin D te zones europiane, ne takimet e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Boteror "Japoni 2006". Nje sukses i bukur dhe i merituar i ekipit kuqezi, qe pas humbjes ne diten e pare, ne dy sfidat e tjera tregoi nje forme te shkelqyer karshi rivaleve te saj, duke qene me superior. Ndeshjet ndaj Bosnjes dhe Izraelit kane qene mjaft te bukura (me te bukurat deri e turneut), ku te dyja skuadrat luajten fort, por djemte kuqezi, te drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri, kane zhvilluar nje loje te mire. Te gjitha setet kane qene te forta, por volejbollistet tane treguan grinte dhe deshire per fitore, duke mos e ulur per asnje cast ritmin e lojes. Kjo beri qe ndeshjet te ishte shpesh nen komanden e volejbollisteve kuqezi, ku te gjithe duhen pergezuar per nivelin e larte te treguar. Ndaj Bosnje-Hercegovines, rezultatet e seteve jane: 25-23, 25-21, 18-25, dhe 25-22. Ndersa ndaj Izraelit, shifrat e seteve jane: 25-21, 20-25, 25-17 dhe 28-26. Ne diten e pare Shqiperia humbi 3-0 me Estonine (25-21, 25-7 dhe 25-12). Gjithsesi, kjo ishte nje paraqitje e shkelqyer e volejbollisteve shqiptare, qe arriten te luanin me mire sesa parashikimi, duke befasuar te gjithe te pranishmit ne turne dhe duke fituar ndaj dy rivaleve mjaft te forte ne grup.

Meshkuj, percaktohen ciftet gjysmefinaliste
Studenti-Tirana dhe Dinamo-Teuta jane dy ciftet gjysmefinaliste ne volejboll per meshkuj, te cilat u percaktuan pas ndeshjeve gjysmefinaliste. Studenti i fitoi te dyja ndeshjet me Flamurtarin me rezultatin 3-0, njesoj si Teuta qe eliminoi po me rezultatin 3-0 Skenderbeun. Dinamo mposhti 3-0 dhe 3-1 Erzenin, dhe Tirana fitoi 3-0 dhe 3-1 ndaj Partizanit. Ndeshjet gjysmefinale do te fillojne me 19 maj, ndersa ne play-out do te perballen Partizani-Flamurtari dhe Skenderbeu-Erzeni.

Shaban Uka trajneri i ri i Dinamos per femra
Shaban Uka do te jete trajneri i ri i Dinamos ne volejboll per femra ne sezonin ne vazhdim, duke drejtuar skuadren blu ne ndeshjet e mbetura te play-off-it. Ai do te zevendesoje ne kete detyre Ilir Cirinakun, qe pas humbjes diten e merkure ne Durres ndaj Teutes nuk eshte me ne krye te ekipit dianmovit. Dje pasdite, ne oren 15.00, eshte bere edhe prezantimi i trajnerit te ri Shaban Uka, nje prej volejbollisteve me te medhenj te sportit shqiptar. Madje, ai ka filluar menjehere nga detyra e re, duke drejtuar edhe stervitjen e tij te pare, duke pergatitur skuadren e Dinamos per sfiden delikate ndaj Teutes diten e shtune. Nderkohe, ende nuk mesohet motivi i sakte i largimit te Cirinakut nga detyra, por ndoshta humbja ndaj Teutes mund te kete qene fatale per te.

Trajneri Ylli Tomorri: Kuqezinjte, ky grup i mrekullueshem
Pas perfundimit te ndeshjes se djeshme me Izraelin, trajneri i ekipit kombetar shqiptar ne volejboll per meshkuj, Ylli Tomorri, ne linje telefonike per "ShqiperiaSport" u shpreh per suksesin e arritur ne eliminatoret e boterorit.
- Si do ta vleresonit kete sukses te djeshem te Shqiperise ndaj Izraelit?
- Sfida ndaj Izraelit ishte natyrisht me e forte se ajo ndaj Bosnjes diten e dyte. Kemi zhvilluar nje tjeter ndeshje te shkelqyer, ku i gjithe ekipi ka luajtur si nje trup i vetem. Nje merite e madhe e ketyre djemve, qe treguan edhe nje here se jane lojtare te mrekullueshem. Luajtem qete dhe beme pak gabime, ku sigurisht ndikoi edhe fitorja ndaj Bosnjes, qe ka dha nje shtyse te metejshme per te fituar.
- Dy fitore dhe vendi i dyte ne grup. E kishit parashikuar se do te renditeshit kaq lart ne perfundim te eliminatoreve?
- Jo. Menduam ne fillim qe te benim nje paraqitje te mire e te fitonim ndonje set. Por ajo qe ekipi tregoi ketu ishte vertet e mahnitshme, pasi u fitua ndaj ekipeve shume me te forta. Natyrisht qe diten e pare nuk mund te fitonim, pasi luanim ndaj skuadres me te forte ne grup, qe luante perballe publikut te saj. Por me tej skuadra shpertheu, ku te 12 lojtaret ishin te shkelqyer, ndaj i pergezoj, pasi tejkaluan vetveten.
- Cilat, sipas jush, jane arsyet e ketij suksesi te kombetares se meshkujve ne boteror?
- Stervitja qe ekipi zhvilloi ne Tirane, pergatitja nje mujore me intensitet te plote dha frutet e saj ketu ne Estoni. Kushtet qe patem, deshira per fitore, grinta e ketyre djemve dhe puna e bere nga te gjithe ne u shperblye. Keto ishin faktoret. Pra, nese kemi mundesi qe te pergatitemi mund te korrim rezultate dhe per kete falenderoj edhe Federaten e Volejbollit.

This is one of my favorite images
I took it when he wasn't looking. I took it when he wasn't looking. I took it when he wasn't looking. I took it when he wasn't looking. I took it when he wasn't looking.

This is one of my favorite images
Place anything like pictures, sketches, logos or products on this page!